Pipi dhe torta surprizë
“Pipi dhe torta surprizë”
Ishte një ditë e bukur vere dhe dielli shkëlqente. Pippin dhe Zotin Nilson i kishte marrë gjumi teksa merrnin rreze dielli në ballkon.
Papritmas, disa zëra u dëgjuan nga rruga, Zoti Nilson u tremb dhe u hodh perpjetë, Pippi nuk e prishi terezinë fare.
"Ndoshta janë Tomi dhe Annika", mendoi Pippi dhe çuditërisht e gjeti se ishin më të vërtetë ata.
"Pippiiiii", bërtitën të dy njëzëri .. "Zgjohu shpejt"
"Oops!", belbezoj Pippi.
"Çohu ne do të shkojmë në pyll për të mbledhur manaferrat dhe do të bëjmë një tortë për nënën që ka ditëlindjen sot".
"Mmmmm tortë", mendoi Pippi dhe u ngrit menjëherë. Vetëm nje cast dhe ajo ishte përpara tyre, bashkë me Zotin Nilsson.
"Mirë, mirë," psherëtiu Pippi, "po vij sepse është ditëlindja e mamasë tuaj, jo për tortën."
Gjatë rrugës, Pipi këndonte "tralatralalaaa" me zë të lartë dhe hidhej e kërcente.
Tomi dhe Anika menduan se nuk kishin shumë kohë për të përgatitur tortën e preferuar të nënës së tyre dhe nxitonin shumë. Më në fund arrijnë në vendin e manaferrave dhe ju futën punës.
Pipi dhe Zoti Nilson u ulën duke thënë se ishin të lodhur. Kur Tomi dhe Anika kthyen kokën prapa, panë Pipin dhe Zotin Nilson me gojën dhe duart plot me manaferra.
"Tani që kemi mbledhur, a do të shkojmë në shtëpinë tënde, Pippi? Kështu do ta befasojmë nënën, sepse ajo nuk di asgjë për këtë”, thanë Anika dhe Tomi.
Pippi e adhuron tortën dhe keshtu që ajo nuk e refuzoi idenë.
"Pajtohem me ju", tha ajo me mendjen te torta. Ata shkuan në vilën Villekulla dhe filluan të përgatiteshin, njëri me vezë, tjetri me miell dhe zoti Nilsson bënte sikur punonte por më shumë hante sesa ndihmonte.
"Do ta përgatis unë kremin sepse jam mjeshtre për këtë, thotë Pippi. ”Okej”- tha Tomi dhe shkon të marrë sheqerin në dollapin e ushqimeve.
Pas pak kthehet me qeskën e sheqerit bosh.
Pippi e kuptoi se sheqeri kishte mbaruar dhe i thotë. ”Mos u mërzit se ne mund të përdorim limontosin në vend të sheqerit, pasi ato duken njëlloj.
Por nuk e di nëse mamasë do i pëlqente shija.
Tomi dhe Anika u ”thartuan”, sikur gjuha t´u kishte rënë në limotos!
Po ne kemi kalin dhe mund të kalërojmë të tre te dyqani për të blerë sheqer nëse nuk iu pëlqen torta me limontos.
Të tre shkojnë galop në dyqan kur c´të shikojnë,teta shitësja nga pas banakun ia kishte shtruarë muhabetit me zysh Roseblom.
”Përshëndetje zonja të nderuara”- u tha Pippi, ”Zysh Roseblom, po të mos e kisha parë nga afër kapelën tuaj do të mendoja se ndonjë papagall ishte ulur mbi kokën tënde”.
Zysha mendoi të merrte revanshin duke luajtur me sportin e pyetjeve me ta duke u thënë se sheqerin mund t´ua blinte ajo, por për këto duhej t´u përgjigjeshin disa pyetjeve!
Fëmijët pranuan! Në një vathë shohim 10 këmbë. ”Sa kuaj dhe sa pula janë”,- pyeti zysh Reseblom.
”Hmm”, mendoi Pippi. ”Asnjë nuk është”, thotë Pippi.
”Si kështu”,- ia kthen e nevrikosur zysh Roseblom. ”Janë 2 kuaj edhe një pulë ose një kal edhe 3 pula”.” Nuk e fituat pakon e sheqerit”
”Ëhë”, thotë Pippi. ”Ne edhe këtu 12 këmbë jemi, por nuk ka asnjë kalë dhe asnjë pulë”. Dhe nxori lekët për të blerë sheqerin.
Dhe të lumtur e plot të qeshura shkuan në vilën Vilekula dhe përfunduan tortën .
” O sa shumë do gëzohet mami kur të shikoj torten” mendonin femijet dhe Pippi qe uli koken e trishtuar sepse e kuptoi qe torta do iki e ajo nuk do hante asnjë cop.
Tomi dhe Anika e kuptuan që Pipi u merzit dhe i thanë ”Ne kemi deshirë që mamit tja cojmë të tre bashkë”.
Pipi u gëzua aq shumë sa i perqafoi fort fort e ashtu të përqafuar shkuan tek shtëpia e Tomit dhe Anikës.
Mami ishte tek dera duke i kërkuar por kur i pa me tortën në dorë, dy pika lot i ranë në faqe nga gëzimi.
Albanska;
Irena Kociaj
Gerti Xhaja
Det är underbart att läsa en Pippi äventyr på albanska!
SvaraRadera